Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura

Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura

Kongresi i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN votoi në favor të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri, duke e quajtur të pajustifikueshme sakrifikimin e zonave të mbrojtura për projekte në shërbim të turizmit masiv. Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA njoftoi se Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka votuar në favor të ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kufizojë ndërtimet në zonat e mbrojtura. “Në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës u votua në favor të forcimit të kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit,” shkruan njoftimi për shtyp i PPNEA. Më shumë se 98% e anëtarëve të IUCN votuan Mocionin 130, një propozim formal nga anëtarët e...