Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Obeziteti po rritet ndjeshëm në Shqipëri. Mjekët paralajmërojnë për shpërthim të sëmundjeve kronike
Obeziteti në popullatën shqiptare ka tendencë rritëse. E ndërsa në Europë 22,6% e popullatës janë obezë, në Shqipëri shifrat janë më të larta. Të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë. Akoma më të larta janë shifrat kur bëhet fjalë për mbipeshën, pasi rezulton se gati 42% e burrave dhe 31% e grave kanë më shumë kile sesa norma mesatare. Për mjekët, për këtë situatë kanë ndikuar shumë faktorë, mes të cilëve edhe mungesa e aktivitetit fizik dhe lëvizja me automjete. “Obeziteti tashmë në botë, por edhe në Shqipëri, është kthyer në pandemi. Ka një rritje të personave obezë dhe atyre mbipeshë. Është një rritje e viteve të fundit që vjen për disa...