Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            VIDEO/ Hoxhaj: Yuri Kim veproi si zëdhënëse, ndërmjetësoi marrëveshjen e ‘Tigrave’ që po rëndon xhepat e shqiptarëve
                            Gazetari Juljan Hoxhaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ku komentoi zhvillimet më të fundit në lidhje me përfshirjen e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe disa kompanive të mëdha amerikane. Sipas tij, sjellja në Shqipëri e dy anijeve për prodhim energjie ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ nga një kontratë e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanive ‘Excelerate Energy’ dhe ‘Exxon’, nxorri në dritë faktin se, roli i Yuri Kim kishte shkuar përtej asaj që përfaqëson detyra e një diplomate. ‘Në Shqipëri ka shumë kompani amerikane, por rasti i kompanisë ‘Exelerate Energy’ dhe ‘Exxon’ janë dy raste të paprecedenta sepse Yuri Kim ka shërbyer si zëdhënëse e këtyre...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   