Shqipe Hysenaj reagon pas paralajmërimeve të Elton Ilirjanit: Jo vorbulla me mua!

Shqipe Hysenaj reagon pas paralajmërimeve të Elton Ilirjanit: Jo vorbulla me mua!

Pas paralajmërimeve për ndjekje penale nga Elton Ilirjani në lidhje me deklaratën e saj për Parashqevi Simakun, Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht përmes një videoje në Instagram. Ajo e ka konsideruar reagimin e Ilirjanit si të pabazuar, duke theksuar se deklaratat e saj ishin thjesht thashetheme dhe jo akuza të drejtpërdrejta. “Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza,” shprehet ajo. “Nuk dini të dalloni thashethemin nga akuza. Nëse thashethemet do ndaloheshin me ligj, do ishim kthyer pas në kohë.” Shqipja thekson se nuk ka synuar të përhapë dezinformim dhe se gjithçka është thënë në një kontekst të lirë, në një rubrikë rozë. Ajo përmendi edhe kolegun e saj, Ronaldo Sharkën, si bashkëpunëtor gjatë momentit të diskutueshëm: “Ai kishte kufjen dhe...