Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjykata Supreme lë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj vëllait të Butës, Qëndrim Januzaj
Gjykata Supreme e Kosovës, me vendimin e 22 korrikut 2025, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati i Qëndrim Januzit, i njohur për publikun edhe si vëllai i reperit Buta. Me këtë vendim, dënimi me 17 vjet burgim ndaj Januzit mbetet në fuqi. Januzi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj më 30 prill 2024 për veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal, për privimin nga jeta të G.H. në maj të vitit 2022, si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktgjykimi ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit. Avokati i tij, Florin Vërtopi, kishte kërkuar që Januzi të shpallej fajtor për “vrasje në gjendje të afektit mendor” dhe t’i...