Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Berat Gjimshiti shkruan historinë në Champions League, i pari futbollist i Kombëtares shqiptare që…
Berat Gjimshiti bën historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Atalantës është i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që arrin 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu shënoi një gol, kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës së sezonit të kaluar, por duket se po vijon të shkruajë historinë. Në ndeshjen që fillon pas pak në Champions, ku Atalanta pret Club Brugge, Gjimshiti do të luajë si titullar, pasi tashmë janë bërë publike formacionet. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbajtur edhe shiritin tek ekipi bergamask dhe madje ngriti trofeun e Europa League një vit më parë kur mundi Leverkusen në finale. ATALANTA (3-4-1-2): Carnesecchi; Kossounou, Djimsiti, Ahanor; Bellanova, De Roon, Ederson, Bernasconi; Pasaliç; Krstoviç, Lookman. Trajneri: Ivan Juric. CLUB BRUGGE (4-3-3):...