Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Loro Boriçi” është “Kalaja e Shkodrës”, Vllaznia e pagabueshme në fushën e vet
“Loro Boriçi” vijon të konfirmohet një “fortesë” për skuadrën e Vllaznisë dhe një fushë e pakalueshme për kundërshtarë. Kështu Vora ishte “viktima” e tretë e kuqebluve këtë edicion në shtëpi. Me Vllazninë që njeh një rekord 100% të pikëve të marra në duelet shtëpiake deri më tani në kampionat. Në këtë mënyrë ekipi i Martinit mposhti në ndeshjen e parë të sezonit, Egnatian me rezultatin 2-0 brenda në Shkodër. Shifrat u përmirësuan në ndeshjen e javës së tretë ndaj Partizanit, ku në duelin shtëpiak, 9 herë kampionët e vendit tonë triumfuan me rezultatin 4-1. Po ashtu Vllaznia pati një provë karakteri edhe ndaj Vorës në shtëpi, ku presioni ishte totalisht mbi kuqeblutë. Të cilët duhej medoemos të mos gabonin në shtëpi përballë ekipit të Bellait....