Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Manastirliu, kandidate e fortë”/ Analisti Leka: PD në kaos total, e papërgatitur për zgjedhje
Analisti Martin Leka thotë se presidenti Bajram Begaj, brenda 48 orëve do firmosë dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se në garën për Tiranën, Ogerta Manastriliu është kandidaturë e fortë nga mazhoranca. Leka shtoi se PD ndodhet në kaos total, e papërgatiur për zgjedhje, teksa ende nuk ka gjetur kandidat. “Fakti që qeveria e ka dërguar shkresën, referuar atij neni, të thotë që presidenti ka dy ditë kohë për të shpallur dekretin. Unë mendoj që presidenti do ta shpallë dekretin edhe për Bashkinë e Tiranës. Ai është në rregull me ligjin, për sa kohë atij i është njoftuar vakanca. Kemi dy situata, kemi situatën në anën e mazhorancës që është e karikuar totalisht. Fakti që ka ende kandidat, ende pa u bërë vakanca e Tiranës, ka kandidat të fortë dhe të...