Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump “shumë i zhgënjyer” nga Putini: Mendova se do ta mbaronte këtë punë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin për vazhdimin e luftës në Ukrainë. Gjatë një fjalimi para personelit të lartë ushtarak në Quantico të Virxhinias, Trump tha se konflikti ishte zgjatur shumë më tepër sesa ai kishte parashikuar. “Jam shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin. Mendova se do ta mbaronte këtë punë,” deklaroi Trump. “Ai duhej ta kishte përfunduar atë luftë brenda një jave, dhe unë i thashë… mendoj se përfundimisht do ta përfundojmë atë”, shtoi ai. Trump nuk dha detaje se çfarë nënkuptonte me “përfundimin” e luftës, por deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të përziera, sidomos mes aleatëve të Ukrainës në Perëndim. Top Channel