Shkelje e barazisë në tenderë/ GJKKO dënon me mbi 1 vit burg Denis Xholin, përjashtohet 5 vite nga funksionet publike

Shkelje e barazisë në tenderë/ GJKKO dënon me mbi 1 vit burg Denis Xholin, përjashtohet 5 vite nga funksionet publike

denis xholi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-zyrtarin Denis Xholin. Ish-zyrtari është gjetur fajtor për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. SPAK kishte nisur hetimet që nga viti 2022, ndërsa është përjashtuar nga funksionet publike për 5 vitet e ardhshme. Ndërkohë, dënimi me burgim do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi i plotë i GJKKO-së: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e...