Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
16 lekë për pensionistët? Teliti ironizon qeverinë: Mbaruan zgjedhjet, qeveria s’ka më bonuse
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar sot lidhur me për indeksimin e pensioneve me vetëm 2.5%. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti shprehet ironikisht se qeveria po u jep pensionistëve 16 lekë shtesa, sa kosto e një kafeje në shtëpi. Teliti shton se me mbarimin e zgjedhjeve kanë mbaruar edhe bonuset ‘magjike’ për shqiptarët. Reagimi i plotë: QEVERIA HARRON PENSIONISTËT PAS FLETËS SË VOTIMIT! Lajm i madh: Nga 1 tetori pensionet indeksohen me plot 2.5%! Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Mos të ankohemi kot…të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria. Mbaruan zgjedhjet? Epo mbaruan edhe “bonuset magjike”. Tani pensionistët duhet të kënaqen me gjysma indeksime – sepse...