Zbulohet rrjeti shqiptar i droges në Spanjë,300 kg kanabis dhe plantacione të fshehura

Zbulohet rrjeti shqiptar i droges në Spanjë,300 kg kanabis dhe plantacione të fshehura

Garda Civile e Almerias në Spanjë ka goditur një rrjet shqiptar të trafikimit të drogës me seli në Roquetas de Mar. Nga aksioni kanë përfunduar në pranga 3 persona të cilët kishin precedentë të mëparshëm për vepra të ngjashme penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë, ku madje ishin dënuar. Hetimi, i kryer në dy faza, çoi në çmontimin e një plantacioni marijuane në Las Tres Villas, në zonën natyrore Sierra de los Filabres dhe në Felix. Agjentët e Forcave të Armatosura gjetën dy plantacione “të fshehura” në zona me terren të vështirë dhe larg qendrave të banuara. Ata gjithashtu kishin kamera mbikëqyrjeje me video dhe gardhe perimetrale të elektrizuara që mbulonin tokën e kultivuar. Për shkak të kompleksitetit të zonave, gjë që e...