Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia

Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia

Megjithëse policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, ngjarja mbart ende shumë mister dhe pikëpyetje.  Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për Report Tv për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje.  “Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë”.  Edhe pse arsyeja zyrtare deri më tani është që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri për dritat e gjata...