Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Shqipëria renditet mes 20 vendeve më të mira në botë për daljen në pension të të moshuarve jashtë vendit të tyre të origjinës. Gjithnjë e më shumë të moshuarit po kërkojnë të dalin në pension jashtë vendit, në kërkim të një stili jetese të ndryshme dhe kostos më të ulët.  Në Raportin Global të Daljes në Pension 2025, Shqipëria renditet e 20-ta në një listë që kryesohet nga Portugalia, duke lënë pas shtete si Serbia, Maqedonia e Veriut, madje edhe Franca.  Për rankimin e vendeve janë marrë në konsideratë procedurat që kryhen për moshën e tretë, optimizimi i taksave, ekonomia, cilësia e jetës, si dhe siguria dhe integrimi. Nga 44 vende të marra në studim, optimizimi i taksave për pensionistët e huaj që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri e rendit vendin tonë në...