Diplomohen studentët e Mjekësisë, Presidenti Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

Diplomohen studentët e Mjekësisë, Presidenti Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, ku mbajti një fjalë të veçantë për të diplomuarit, pedagogët dhe familjarët e tyre. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shprehu emocionin personal si mjek në profesion, duke theksuar se diplomimi është një pikënisje e rëndësishme dhe një mision i madh shoqëror. “Ju ndodheni sot në një pikënisje me pasionin dhe ëndrrat që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës, por mbi të gjitha me ndjenjën e madhe të misionit që frymëzon rruga që keni zgjedhur”, u shpreh Presidenti. Ai vlerësoi traditën dhe cilësinë e Universitetit të Mjekësisë, duke theksuar rolin e tij në përgatitjen e brezave të mjekëve që kanë ruajtur dinjitetin e profesionit edhe përballë sfidave...