Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative/ Flet Ilir Loci: Po darkoja me miqtë…
Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet, në parkingun e një restoranti mbrëmjen e së hënës. Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga një person që lëvizte në këmbë. Si pasojë e shpërthimit dëme materiale pësuan kryesisht dy makina, ajo e kryetarit te njësisë administrative Ilir loci dhe mjeti tjetër që i përkiste Ervin Kadiut. Ilir Loci në një prononcim për Top News ka deklaruar se në momentin që ndodhi shpërthimi ka qenë duke darkuar me miqtë. “Po darkoja me miqtë në momentin që ka ndodhur ngjarja”, mësohet të ketë thënë ai për Dafina Hysën, Top News. Si palë e dëmtuar të dy personat janë marrë në pyetje ku kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte të hapura. Megjithatë hetuesit nuk janë fokusuar vetëm tek dy...