Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Shkarkoi Tramexanin, AEL prezanton Hugo Martins
AEL Limasol ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Hugo Martins si trajnerin e ri të ekipit të parë, duke zëvendësuar ish ndihmësin e Xhani de Biazit te Shqipëria, Paolo Tramexani-n. Marrëveshja do të zgjasë deri në fund të sezonit aktual, me një opsion për një vit tjetër. AEL bëri me vetëdije një zgjidhje më sfiduese, një zgjidhje që u konsiderua thelbësore për të ardhmen e klubit. Martins u ble nga Etnikos Achnas, një investim që synonte të siguronte cilësi dhe perspektivë. I konsideruar si një trajner në zhvillim e sipër, portugezi krenohet me njohuri të thella si të futbollit qipriot ashtu edhe të zonës së Limasolit. Vazhdo leximin