U futën ilegalisht në Shtete e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, Teherani njofton deportimin e 120 iranianëve

U futën ilegalisht në Shtete e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, Teherani njofton deportimin e 120 iranianëve

Shtetet e Bashkuara do të deportojnë 120 iranianë në Iran gjatë dy ditëve të ardhshme, raportuan mediat shtetërore të Iranit, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Shumica e iranianëve hynë në SHBA “ilegalisht” nëpërmjet Meksikës, tha për agjencinë e lajmeve Tasnim kreu i çështjeve konsullore në Ministrinë e Jashtme të Iranit, Hossein Noushabadi, duke shtuar se të deportuarit do të mbërrijnë në Iran përmes Katarit. Zyrtari tha se qeveria iraniane i ka kërkuar qeverisë amerikane të “jetë e ndjeshme në respektimin e të drejtave të emigrantëve iranianë”, ndërsa Irani ka një “zyrë për mbrojtjen e interesave” në ambasadën pakistaneze në Uashington, DC. Gazeta New York Times raportoi për herë të parë se administrata Trump do të deportojë “rreth 100” iranianë pas arritjes së...