Importet evropiane të gazit rus, i dërgojnë Moskës 8.10 miliardë euro

Importet evropiane të gazit rus, i dërgojnë Moskës 8.10 miliardë euro

Kremlini përfitoi rreth 8.10 miliardë euro të ardhura nga taksat nga kompanitë evropiane të energjisë që importojnë gaz natyror të lëngshëm rus (LNG) midis viteve 2022 dhe 2024, sipas një studimi të ri të publikuar të martën nga Greenpeace. BE-ja ndërmori hapa për të mbyllur furnizimin me gaz nga tubacioni rus pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por dërgesat e LNG-së mbetën në 12.8 miliardë metra kub (bcm) në gjysmën e parë të vitit, një shifër 67% më e lartë krahasuar me katër vjet më parë. Me të ardhurat prej 9.5 miliardë dollarësh nga taksat mbi fitimin nga Yamal LNG, eksportuesi kryesor rus i LNG-së në Evropë dhe Azi, hulumtimi vlerëson se Rusia mund të blinte 9.4 milionë predha artilerie 152 mm -...