Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dënohet me burg për manipulim tenderësh Denis Xholi, ish-bashkëpunëtor i Lefter Allës
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike. Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022. Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Denis Xholi, ka qenë një nga bashkëpuntorët e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili u dënua për korrupsion dhe abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Xholi ka qenë...