Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pranoni paqen ose ju pret fundi i zi”, Trump ultimatum për Hamasin: Keni 3-4 ditë kohë…
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose 4 ditë kohë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë, përpara se të kërcënonte se grupimin palestinez e pret ferri nga Izraeli nëse përgjigjen me “JO” ndaj planit me 20 pika. Megjithatë, edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pati kundërshti apo lexim ndryshe të asaj që shkruhej në propozim. Ai njoftoi se kundërshton me forcë perspektivën për një shtet të Palestinës. Sipas tij, këtë qëndrim e mbështet edhe presidenti Trump. Por presidenti amerikan, në fjalën e tij të fundit për mediat, konfirmoi se nëse zbatohet plani i tij në tërësi, do të ishte diçka tepër historike dhe mbi të gjitha do të vendoste paqe të përhershme në Lindjen e Mesme. “Do tu jap...