Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga sot ndryshon pagesa e taksave të mjeteve, ja çfarë duhet të dini
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një risi të rëndësishme që prek të gjithë pronarët e automjeteve në vend. Që nga dita e sotme, pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet online, duke u larguar nga procedurat tradicionale. Kreu i qeverisë shpërndau lajmin në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një video ilustruese për të shpjeguar mënyrën e re të pagesës. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama. Ky ndryshim është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të dixhitalizuar shërbimet publike, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e radhëve për qytetarët.