Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK çon pas hekurave ish-zyrtarin e tenderave, e dënon me 1.5 bite burgim dhe largim nga administrata për pesë vite
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike. Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022. Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi i plotë i GJKKO-së: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën...