Trump ultimatum Hamasit: Keni katër ditë kohë për t’ju përgjigjur planit të paqes

Trump ultimatum Hamasit: Keni katër ditë kohë për t’ju përgjigjur planit të paqes

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Hamasit, duke deklaruar se grupi militant ka vetëm “tre ose katër ditë” për të dhënë një përgjigje përfundimtare lidhur me propozimin e tij për paqe. Duke folur shkurtimisht me gazetarët para se të nisej për në Virginia për të takuar zyrtarë të lartë ushtarakë, Trump tha se “jemi duke pritur vetëm nga Hamasi”. Ai shtoi se ka “shumë pak” hapësirë për negociata dhe theksoi se kërkesat kryesore janë kthimi i pengjeve dhe “sjellje e mirë”. Nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, Trump ishte i qartë: “Do ta le Izraelin të bëjë çfarë duhet të bëjë.” Këto deklarata vijnë në një moment kritik për situatën në Lindjen e Mesme, ku tensionet mes Izraelit dhe Hamasit janë ende...