Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ PS refuzon kërkesën për debat për programin, Bardhi: Duket qartë kush nuk e do debatin
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për një mocion debati lidhur me programin e qeverisë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, PS refuzoi edhe miratimin e një rezolute për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Opozita e cilësoi këtë si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të shuar zërin e Kuvendit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një republikë kryeministrore. Mazhoranca bllokoi sërish debatin për programin e qeverisë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për një mocion debati lidhur me shtyllat e qeverisjes së Edi Ramës dhe për procesin e integrimit, si një nga prioritetet e shpallura të qeverisë. Megjithëse kanë bërë propagandë me integrimin, socialistët shtynë sërish debatin parlamentar, duke mos u dakordësuar për një datë për mocionin e debatit, të kërkuar nga...