Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shteti dhe krimi janë bërë njësh’, Gjin Gjoni: Ky është shqetësimi kryesor i SHBA-ve për Shqipërinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaron se krimi dhe shteti janë bërë njësh dhe ky është shqetësimi kryesor që vërehet edhe në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Gjithashtu ai nënvizoi se SHBA-të ende nuk i kanë njohur zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe se gjatë fushatës pati blerje masive të votave, fenomen kriminal që ai e hasi vetë pasi ishte kandidat. “Vendi ka nevojë për reforma të thella. Shteti dhe krimi janë bërë njësh, dhe ky është shqetësimi kryesor i SHBA-ve në raportin e DASH. Pastrimi i parave është një nga problemet kryesore, ndaj edhe e dërguara amerikane në Tiranë në takimet me përfaqësues të institucioneve ditët e fundit, me ministrin e Brendshëm, të Jashtëm dhe të Drejtësisë,...