‘Ekonomia mbahet në këmbë vetëm nga shteti’, Tabaku: Buxheti në shërbim të pakicës

‘Ekonomia mbahet në këmbë vetëm nga shteti’, Tabaku: Buxheti në shërbim të pakicës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, e cila sipas saj mbahet në këmbë vetëm nga shteti dhe jo nga prodhimi real apo rritja e konsumit qytetar. “Gjysma e rritjes ekonomike sot vjen nga pagat e administratës publike, një administratë që është tashmë përtej çdo limiti dhe kapaciteti. Ndërsa konsumi është rritur me 12.5% vetëm falë shpenzimeve të qeverisë, jo për shkak të fuqisë blerëse të qytetarëve’, tha Tabaku. Ajo paralajmëroi se modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria po e kthen Shqipërinë pas në kohë, duke e krahasuar me vitet ’80, kur ekonomia ishte e komanduar dhe jo e lirë. Sipas Tabakut, tre sektorët kryesorë bujqësia, energjia dhe industria janë në rënie, duke sjellë njëkohësisht humbje të vendeve të punës....