Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Afrohet mbyllja e qeverisë në SHBA, republikanët e demokratët ende pa kompromis
Uashingtoni po përgatitet për një mbyllje të aktivitetit të qeverisë ditën e sotme, pasi republikanët dhe demokratët nuk mundën të arrinin një marrëveshje që do të zgjaste financimin përtej afatit të mesnatës.Senati i kontrolluar nga republikanët pritet të votojë për një projektligj të përkohshëm shpenzimesh, miratimi i të cilit ka dështuar një herë më parë, pa asnjë shenjë se një votim i dytë do të sillte sukses.Demokratët duan të ndryshojnë projektligjin e domosdoshëm për të zgjatur përfitimet shëndetësore për miliona amerikanë që pritet të skadojnë në fund të vitit. Republikanët thonë se kjo çështje duhet trajtuar veçmas.Ndërkohë, agjencitë federale publikuan plane të detajuara që do të mbyllnin zyrat që kryejnë kërkime shkencore, shërbime për klientët dhe aktivitete të tjera që nuk konsiderohen “thelbësore”, duke dërguar...