IUCN: Shqipëria të amendojë ligjin që cenon zonat e mbrojtura

IUCN: Shqipëria të amendojë ligjin që cenon zonat e mbrojtura

Votimi i Kongresit të IUCN konfirmon: Nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat e MbrojturaUnioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) votoi me shumicë dërrmuese në favor të Mocionit 130, “Forcimi i kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit”. Përpara Kongresit Botëror të IUCN 2025, më shumë se 98% e anëtarëve të Unionit e miratuan këtë mocion, duke dërguar një mesazh të fuqishëm global: Zonat e Mbrojtura ekzistojnë për ruajtje, jo për zhvillim masiv.Një nga rezultatet kryesore të këtij vendimi është thirrja drejtuar qeverisë shqiptare për të ndryshuar Ligjin Nr. 21/2024, i cili shfuqizoi mbrojtjen afatgjatë për ekosistemet më të ndjeshme të vendit. Kongresi i IUCN i bëri thirrje Shqipërisë të rivendosë mbrojtjen kundër ndërtimit të aeroporteve, resorteve luksoze dhe projekteve...