“Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, përplasja në GJKKO e Xhuljano Hoxhës me Alibejn: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

“Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, përplasja në GJKKO e Xhuljano Hoxhës me Alibejn: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha. Ai është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë. Pjesë nga përballja në GJKKO: Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza? Alibej– Po, shkonin shpesh. Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova. Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit. Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes? Alibej- Punë për mua. Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë? Alibej- I kam deklaruar të gjitha. Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.? Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që...