Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shtator i errët, Partizani rrezikon të djegë sezonin e 80-të
Partizani ka humbur entuziasmin e fillimit të sezonit, që e shoqëronte në prag të 80 vjetorit. Pas dy javësh kampionat, të kuqtë numëronin 4 pikë të grumbulluara. Fitorja me Vorën dhe barazimi me Teutën u shoqëruan me pushimin për shkak të kombëtareve. Një periudhë që zgjati dy javë dhe që u prit me ngulm te Partizani, për t’i dhënë më shumë hapësirë trajnerit Milinkoviç krah skuadrës. Të kuqtë në shtator kanë qenë ndërkohë më të përgatitur fizikisht, por vetëm me rezultate negative në fushën e lojës. PËRGATITJET Milinkoviç ka aplikuar dy seanca stërvitore në fillimin e shtatorit, që skuadra të fitojë formën e duhur fizike. Ndryshimi është dalluar në fushë. Partizani i ka përballuar ndeshjet, edhe pse pa shkëlqim. Nëse ndaj Vorës dhe Teutës vihej re...