Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do të jap lekë nëse…”/ Ngacmoi seksualisht një të mitur, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 60-vjeçarin
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 60-vjeçarin Sh.L., i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, kohë kur organi i akuzës thotë se e ka të provuar që 60-vjeçari preku të miturën në pjesë të ndryshme të trupit si dhe i dhuroi para për të shkëmbyer puthje intime me të. Njoftimi i Prokurorisë së Fierit: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Sh.L. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.415, datë 01.04.2025, u provua se shtetasi Sh.L., ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e...