Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamasi pozitiv ndaj planit të Trump për paqe në Gaza, do të përgjigjet të mërkurën
Grupi palestinez Hamas ka mirëpritur planin e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ia paraqesë përgjigjen ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre nga Katari të mërkurën, thanë burime për CBS News. Plani, të cilin Trump e paraqiti në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, është një propozim me 20 pika. Ai kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një numri të të burgosurve palestinezë në Izrael, rritjen e ndihmës humanitare dhe më pas transferimin e kontrollit të Gazës te një administratë kalimtare teknokratësh palestinezë. Kjo administratë do të mbikëqyret nga një “Këshill Paqeje” ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti Trump, i cili do të përfshijë edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Sipas burimeve diplomatike, zyrtarët egjiptianë dhe të Katarit i kanë dorëzuar...