Alibej: Unë e urdhërova vrasjen! I penduari i drejtësisë vijon rrëfimin për krimet në Elbasan

Alibej: Unë e urdhërova vrasjen! I penduari i drejtësisë vijon rrëfimin për krimet në Elbasan

I penduari i drejtësisë, si dhe një nga personat kyç në zbërthimin e bandave të Elbasanit, Erion Alibej, ka rrëfyer këtë të martë detaje të tjera për vrasjen e Emiljano Ramazanit si dhe të Regis Runajt. Përpara trupës gjykuese, Alibej tha se Ramazani ishte i afërt me Talo Çelën dhe Mikael Qosjen. Ai shtoi se pas ekzekutimit të tij, u këshillua me Nuredin Dumanin për vrasjen tjetër të planifikuar, atë të Regis Runajt. “Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës dhe Mikael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra, se rrinte shumë kohë në palestër. Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim...