Rama i çon Begajt vakancën e Tiranës! Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Shpallja, e barazvlefshme me njoftimin publik

Rama i çon Begajt vakancën e Tiranës! Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Shpallja, e barazvlefshme me njoftimin publik

Një ditë pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të ankimimit të Erion Veliajt që kundërshton shkarkimin nga këshilli i Ministrave, kreu i qeverisë ka vijuar me procedurën për zgjedhjet e pjesshme teksa ka dërguar në Presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës dhe pesë bashkitë e tjera. E pyetur nga Vizion Plus nëse njoftimi i Presidencës i hap rrugë zgjedhjeve në kryeqytet, Kushtetuesja jep këtë sqarim: Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik. Tashmë, Presidenti Bajram Begaj ka 48 orë kohë për të vendosur nëse do të zhvillohen zgjedhje për kryetarin e ri të bashkisë në Tiranë apo nëse kjo bashki nuk do të përfshihet, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e...