Dronët rusë në shtetet e Europës, Von der Leyen: Duhet të përgjigjemi së bashku

Dronët rusë në shtetet e Europës, Von der Leyen: Duhet të përgjigjemi së bashku

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli me gjuhë të ashpër nga Brukseli, duke theksuar se Evropa duhet të japë një “përgjigje të fortë dhe të bashkuar” ndaj shkeljeve të dronëve rusë në kufijtë e saj. Në të njëjtën kohë, ajo riafirmoi angazhimin e BE-së për masa të reja mbështetëse për Ukrainën dhe për forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes. Von der Leyen tha të martën se BE duhet të lëvizë me vendosmëri drejt ndërtimit të një “muri dronësh” për të forcuar sigurinë në kufijtë e jashtëm të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjithashtu i bëri jehonë ndjenjës, duke theksuar seriozitetin e situatës. Ai tha se ndërsa Aleanca po heton ende se kush qëndron pas shkeljeve në Danimarkë, “në rastin...