PD: Begaj të mos dekretojë “Tiranën”, vendimi i shkarkimit të Veliajt është pezulluar

PD: Begaj të mos dekretojë “Tiranën”, vendimi i shkarkimit të Veliajt është pezulluar

Partia Demokratike deklaroi se Presidenti i Republikës duhet të respektojë Kushtetutën dhe të mos dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se vendimi i shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë është pezulluar në momentin që Veliaj ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ndaj nuk mund të zhvillohen zgjedhje në Tiranë. “Në mënyrë automatike, vendimi i shkarkimit pezullohet. Presidenti, që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet, duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe dekretin. Presidenti s’mund të dekretojë datë zgjedhjesh.” Por, pavarësisht argumenteve ligjore, Bardhi ka shpjeguar se nuk ka asnjë pritshmëri nga Kryetari i Shtetit, Bajram Begaj. “Nëse më pyet se çfarë bën jo Presidenti, por Bajram Begaj,...