Yuri Kim punësohet te kompania që solli ‘Tigrat’ e korrupsionit/ Balliu: Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës

Yuri Kim punësohet te kompania që solli ‘Tigrat’ e korrupsionit/ Balliu: Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar nga selia blu në lidhje me lajmin e publikuar në media, se ish-ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare, për sjelljen e TEC-eve lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, medemek si pjesë e emergjencës energjetike të asaj kohe. ‘Tradhëtoi jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës’, u shpreh Balliu. ‘Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth. Ajo që Yuri...