Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ngacmoi seksualisht të miturën duke përfituar nga mosha dhe varfëria, Prokuroria e Fierit çon në gjyq të arrestuarin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Sh.L., i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual. Sipas hetimeve të zhvilluara, rezulton se i pandehuri ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të një të miture, duke përfituar nga mosha e saj e re dhe gjendja e rënduar sociale. Nga provat e mbledhura, rezulton se Sh. L., ka kryer prekje të papërshtatshme në pjesë të ndryshme të trupit të të miturës, ka ofruar para dhe ka kërkuar puthje intime, duke cënuar dinjitetin dhe mirëqenien emocionale të saj. Ngjarja u denoncua nga vetë e mitura, e cila pas ngacmimeve i është drejtuar mësueses kujdestare. Kjo e fundit, në bashkëpunim me shërbimet sociale,...