‘Shqeu’ derën e Këshillit Bashkiak të Vlorës, nis hetimi për 27-vjeçarin

‘Shqeu’ derën e Këshillit Bashkiak të Vlorës, nis hetimi për 27-vjeçarin

27-vjeçari VLORË-Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 27-vjeçar i cili hyri pa leje në sallën që po mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak. Kallëzimi ndaj të riut u bë nga një punonjëse e policisë Bashkiake.  Incidenti ndodhi një ditë më parë, ku qytetari hyri me forcë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi. 27-vjeçari më pas nisi të debatojë me anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke i ofenduar dhe sharë, ndërsa pretendoi se nuk i janë dhënë paratë e shpronësimit të pronës së tij.  Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë...