Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 14:56 Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre. Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve. ”Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë përdhosur pronën time, familjen time. Më prishën dy shtëpi dhe ende nuk kam marrë asnjë lekë. I bëj...