Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Nga Javier Martinez, Las Provincias Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër kërkimi dhe arrestimi për biznesmenin shqiptar Ervin Mata për dërgimin e dështuar të një sasie prej 69 kilogramësh kokainë, nga porti i Santos në San Paolo (Brazil) drejt Valencias (Spanjë), si dhe për lidhjet e tij të dyshuara me rrjetin “narko-portual” që u shkatërrua nga Policia Kombëtare. Shërbimi i inteligjencës shqiptare e lidh manjatin me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, dhe hetimet tregojnë se organizata kriminale e drejtuar nga Mata kishte, me shumë gjasë, kontakte me një anëtar të rrjetit portual në Valencia. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore, e konsideron Matën si...