Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Grip i ashpër këtë vit? Ekspertët apel për vaksinim, 280 mijë doza në qendrat shëndetësore
Sezoni i gripit ende nuk ka filluar, por me uljen e menjëhershme të temperaturave nuk përjashtohet ardhja më e shpejtë e tij. Referuar vendeve të hemisferës së jugut që tashmë e kanë kaluar stinën e ftohtë, edhe tek ne dimri pritet të jetë i ngarkuar me qarkullimin e njëkohshëm të gripit, Covid-it dhe virusit respirator sinsicial. Ekspertët e shëndetit publik theksojnë rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, shkruan A2 CNN. Në të gjitha qendrat shëndetësore ka nisur aplikimi i vaksinës katërvalente, e cila siguron mbrojtje nga format e rënda të gripit. Nuk ka rëndësi ku e keni qendrën shëndetësore, vaksinën e gripit mund ta aplikoni në qendrën më të afërt, duke shkuar atje ose edhe përmes aplikimit në...