No Image Available

Qeveria franceze nuk gjen paqe nga skandalet, kryeministri i ri i paditet për falsifikim të diplomës

Kryeministri i sapoemëruar i Francës, Sébastien Lecornu, është paditur nga një sindikatë e punonjësve të arsimit për deklarim të rremë të diplomës universitare. Sipas një hetimi të publikuar nga portali investigativ Mediapart, Lecornu ka pretenduar publikisht se ka përfunduar një master dyvjeçar në të drejtën publike, ndërsa në realitet ka kryer vetëm vitin e parë të këtij cikli studimesh. Pretendimi për një diplomë të nivelit të dytë pasuniversitar është shfaqur në profilin e tij zyrtar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai shërbeu më parë si ministër në rrjetin profesional LinkedIn, si dhe gjatë një konference në një universitet publik. Padia është dorëzuar në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, organ kompetent për gjykimin e anëtarëve të qeverisë. Në të, kryeministri akuzohet se ka “dashur...