Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkarkimi i Veliajt / Si e pengon Neni 115 i Kushtetutës Presidentin që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot presidentin e Republikës për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin. Shkresa vjen një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimin e tij me vendim të qeverisë. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. Pikërisht ky nen pengon kreun e shtetit Bajram Begaj që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën. Kryeministri Edi Rama duket se e kishte parashikuar reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ankimin e tij të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese, në rast të shkarkimit nga Qeveria. Në vendim, Këshilli i Ministrave, ka marrë si referencë për bazën kushtetuese të aktit të saj, nenin 100,...