Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu nga Vlora, thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu nga Vlora, thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni dhe situate të pazakonta. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre. Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve. Ai foli ekskluzivisht në emisionin Puls në A2 CNN, ku u shpreh: “Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë përdhosur pronën time, familjen time. Më prishën dy shtëpi...