Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Me foshnjën e saj në krahë, deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisionit
Deputetja e Partisë Socialiste, Silva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”. Ndërsa ndjek detyrën e saj si anëtare e këtij komisioni, nuk ka lënë pas as “detyrën” e bukur të mëmësisë. Në mbledhje ajo në krah edhe foshnjën e saj, teksa kujdeset që ta ushqejë me gji, e njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën. Top Channel