Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Francesco Becheti dënohet me 12 vite burg në Shqipëri
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimini Shkallës së Parë, në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve. Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.