Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkoi dëmshpërblimin, policia procedon të riun nga Vlora
Një 27-vjeçar nga Vlora, David Dani, është proceduar penalisht nga policia pasi një ditë më parë ndërhyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kërkuar dëmshpërblimin që, sipas tij, i takon prej prishjes së pronës 5 vite më parë. I riu, i indinjuar nga mosveprimi i autoriteteve, hyri në sallë dhe me tone të forta kërkoi të drejtën e tij për shpronësim, duke shprehur pakënaqësinë për vonesat dhe mungesën e zgjidhjes nga Bashkia. Në vend që të merreshin me shqetësimin e tij, policia vendosi ta procedojë për veprën penale “prishja e qetësisë publike”. Kallëzimi është bërë nga një punonjëse e Policisë Bashkiake, e cila deklaroi se i riu kishte hyrë pa leje në sallë, duke ndërprerë për disa minuta mbledhjen. Lexo edhe kete: Vlorë/ I...