Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ryshfet 1 mijë euro, lihet në burg edhe ish-inspektori tjetër i IMT-së
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin G.F., pas një vendimi të shpallur sot nga gjyqtarja Igerta Hysi. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se trupa gjykuese shqyrtoi ankimin e paraqitur nga i pandehuri G.F., i cili kishte kundërshtuar vendimin nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Ky vendim kishte vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe kishte caktuar masën e sigurisë personale “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Apeli vendosi të rrëzojë ankesën dhe të miratojë vendimin e mëparshëm, duke e lënë në fuqi masën e arrestit për G.F. Vendimi mund të ankimohet më...